zoom

Aktualitet

Vijon dyndja e emigrantëve shqiptarë në kufi

Vijon dyndja dhe fluksi drejt pikave kufitare në jug dhe juglindje të vendit, me emigrantët që kthehen.

Pasi kaluan festat e fundvitit në vendin e tyre, emigrantët shqiptarë po kthehen në shtetin grek, atje ku punojnë dhe jetojnë.

Gjatë 24 orëve të fundit raportohet se në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 1972 shtetas dhe kanë dalë 5649.

në Qafë Thanë kanë hyrë 2910 shtetas dhe kanë dalë 2718. Kurse në Kakavijë numri i daljeve mbetet meë i larti, me rreth 10 mijë vetë. Pritet që edhe dita e nesërme të ketë fluks emigrantësh në kufi. /ZOOM.AL/