zoom

Politikë

“Vijë e kuqe”! Rama pas mbledhjes së kryesisë: Punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS-së, por e popullit shqiptar

Kryeministri Edi Rama foli për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së. Ai tha se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS-së, por e popullit shqiptar dhe se kjo vijë e kuqe do të garantojë kalimin në një nivel tjetër të vetë cilësisë dhe të qasjes së administratës shtetërore.

“Një proces tjetër të transformimi të brendshëm dhe hapjeje dhe në bazë të disa vendimeve puna në territor do të zhvillohet paralelisht për analizat e rezultateve qendër për qendër, për të verifikuar cilësinë e përfshirjes të gjithë anëtarëve të PS në zgjedhje në raport me rezultatet dhe njëkohësisht për ta hapur partinë për prurje të reja nga shoqëria pavarësisht moshës dhe për të krijuar një bazë të re për të ecur më tutje.

Ajo do të nënvizoja shumë të rëndësishme nga kjo mbledhje dhe që falë jush do ta ndaja me të gjithë publikun, por në radhë të parë me të gjithë familjen tonë politike në territor është një vijë e kuqe e cila është vendosur fortë në kongresin e partisë dhe do të thellohet në vijimësi është se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS-së”, tha Rama.