Aplikacion
Kështu nuk munguan titujt në të cilët partneri i ri i këngëtares referohej si ish-bashkëshorti i modeles Adrola Dushi, ashtu siç publiku i gjerë e njeh.
Sigurisht, kureshtje mbetet e lartë për të ditur reagimin e modeles dhe ai erdhi! Adrola ka pëlqyer një video të shpërndarë në rrjete sociale ku shkruhej: “Ju pëlqen çifti?”.
Pëlqimin e saj njerëzit e kanë interpretuar si qëndrim pro çiftit të ri, nisur nga fakti se ajo tanimë po bën kohë që nuk është me Adisin.
Kujtojmë se divorci i modeles së njohur nga ish-bashkëshorti Adis Patushi tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut ne vitin 2018.
Adrola u shpreh asokohe se nuk e cilësonte si gabim martesën, por vendimi i tyre erdhi në një kohë kur ishin shumë të rinj.