zoom

Bota

Video virale që ka shpërthyer rrjetin, pitoni gjigant kapet në kurthin me lak në Indi…

Video e kapjes në lak të një gjarpri supergjigant, është kthyer në një fenomen viral në rrjetet sociale, teksa u filmua në një fshat në Indi. Gjarpri, për të cilin disa sugjerojnë se mund të jetë një piton me rrjetë, për shkak të madhësisë së tij mbresëlënëse, do të kishte bërë pre kafshët e fermës, siç mund të shihet në video, për shkak të përmasave të tij të mëdha.

Në imazhet mund të shihni zvarranikun e lidhur nga koka me litar, pasi u kap në kurth. Ndërsa video vazhdon të qarkullojë në internet, përdoruesit kanë shprehur habinë e tyre për madhësinë e gjarprit: ai është një piton më shumë se 5 metra i gjatë dhe peshonte më shumë se 80 kilogramë. /ZOOM.AL/