zoom

Slider

VIDEO | Tunizia ndal Danimarkën, Eriksen dhe shokët e skuadrës duhet t’i kënaqen pikës

Ndeshja hapëse e grupit D mes Danimarkës dhe Tunizisë, përfundoi në barazimin 0-0.

Në Al Rayyan, afrikanët i rezistojnë përpjekjeve të skandinavëve. Fillimisht ishte Drageri , i cili rrezikon portën e danezëve në minutën e 11, por pa mundur të zbllokojë rezultatin e ndeshjes.

Danimarka rritet gradualisht në lojë dhe është portieri Dahmeni që bën heroin duke ndalur në disa raste danezët për ta mbajtur portën e paprekur.

45’ minutat e para u mbyllën 0-0. E njëjta tablo edhe në pjesën e dytë, me danezët që sulmojnë, por pa mundur të gjejnë golin.

Christian Eriksen kërcënon më tepër në këtë pjesë, por Dahmeni është i pakalueshëm dhe kjo sfidë përfundoi në ekuilibra të plotë 0-0.

Kështu skuadrat ndajnë pikët në grup, në pritje për rezultatin e ndeshjes mes Francës dhe Australisë, e cila luhet në orën 20:00. /zoom.al/