zoom

Bota

VIDEO/ Tjetër gafë e Biden, deklarata që shkaktoi zemërim në Irlandë

Presidenti amerikan Joe Biden po vijon vizitën e tij zyrtare në Irlandën e Veriut, megjithatë, duket se gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë për të.

Shtëpia e Bardhë është detyruar të ndërhyjë për të korrigjuar një deklaratë të Biden, që ka ngjallur revolta dhe pakënaqësi mes irlandezëve.

Teksa ndodhej në një lokal mbrëmjen e djeshme, Biden u ndehs me një debat që kryefjalë kishin qëndrimet e tij “anti-britanike”.

Në përpjekje për të thënë se ai nuk është aspak kundra britanikëve, Biden tha se kishte veshur një kravatë me tërfilin 3 fletësh, simbol i Irlandez, të cilën ia kishte dhuruar lojtari i regbit, Rob Kearney. Sipas Biden, Kearney ishte një i afërm i largët, duke shtuar se ai kishte rrahur shumë “zezakë dhe ezmerë”.

Por pikërisht, tek kjo shaka qëndron problemi. “Zezakë dhe ezmerë” (Black and Tans), ishte një forcë ndihmëse policore e dërguar në Irlandë në vitet 1920 për të kundërshtuar ekstremizmin që po forcohej brenda Irlandës. Kjo forcë njihej për brutalitetin e saj dhe dhunën, e rijetësuar dhe në këngën ‘Come Out, Ye Black And Tans’, ende e njohur me grupet rebele irlandeze.

Faqja e internetit e Shtëpisë së Bardhë u përpoq të qetësonte situatën duke sqaruar se Biden i referohej “All Blacks” – ekipit të Rugbit të Zelandës së Re.