zoom

In Zoom

VIDEO/ Standardi i dyfishtë i Bashës me të dhënat personale

Numri dy i Partisë Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force, Gazmend Bardhi e quajti bllof të madh të Sali Berishës faktin që ai nuk bëri publike emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar me argumentin se ato përmbajnë të dhëna sensitive.

Sipas Bardhit “nuk ka fyerje dhe tallje më të madhe për demokratët që t’i thuash atyre se të dhënat e anëtarëve të Kuvendit janë sekret nga institucionet legjitime, statutore të Partisë Demokratike”.

Por në fakt ai që po fyen demokratët dhe kujtesën e tyre në këtë rast është pikërisht Gazmend Bardhi dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  të cilët vetëm në pak muaj, për të njëjtën çështje, po mbajnë një qendrim me dy standarde.

Gjatë zgjedhjeve për kryetar të partisë në qershorin e shkuar, rivalët e Bashës në garë kërkuan që t’u vihej në dispozicion lista e anëtarësisë që do kishte të drejtë të merrte pjesë në votim.

Këtë ia kërkuan zyrtarisht edhe Komisionit të Zgjedhjeve në parti, i cili pasi e mori në shqyrtim këtë kërkesë deklaroi nëpërmjet kryetarit të tij, Jemin Gjana se vënia në dispozicion e listave të anëtarësisë ishte e pamundur për shkak se përmbanin të dhëna personale.

Madje Gjana në atë dalje për mediat tha se mes rregullave partiake dhe ligjit për mbrojtjen e të dhënave persona, prevalon ky i fundit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Pra thënë ndryshe, për drejtuesit e PD-së listat e anëtarësisë përbënin “sekret”, ndërsa tashmë firmëtarët e thirrjes së Kuvendit, jo.

Por duket se një hall i madh i ka detyruar zyrtarët demokrat të ndryshojnë mendim, dhe kjo ka lidhje pikërisht me mbështetjen e madhe që po fiton ish-kryeministri Sali Berisha, jo vetëm në bazë, por edhe në strukturat e larta drejtueses, siç është në këtë rast edhe Kuvendi Kombëtar.

Postime të lidhura