Aplikacion
Fillimisht, ajo që u vu më shumë re ishte Elisa Spiropali, së cilës iu komunikua se ministria e saj pa portofol për Marrëdhëniet me Parlamentin nuk do të ekzistojë më. Në videon e mëposhtme, Spiropali duket e nervozuar dhe nuk tenton, ose nuk mundet ta fshehë. Gjatë fjalës së Ramës, ish-ministrja qëndronte krenare në karrigën e saj dhe shumë e qeshur, por kryeministri u sigurua që kjo të mos zgjasë. Ministria e saj u zëvendësua nga ministria për Pushtetin Vendor, ku Rama propozoi Arbjan Maznikun nga bashkia Tiranë.
View this post on Instagram
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi duket po ashtu e palumtur nga ndryshimet e reja në qeveri, ku ajo humbet këtë post, dhe fiton atë të sekretares së Gruas në PS.
Ogerta Manastirliu ka reaguar me të njëjtin qëndrim si koleget e saj për transferimin nga Shëndetësia tek Arsimi dhe Sportet, pra në vend të Kushit.
As Olta Xhaçka , që largohet nga posti i ministres së Jashtme, nuk e ka pritur mirë propozimin e kryeministrit për zëvendësimin e saj.
Nga ana tjetër, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, e cila largohet nga ky post, por nuk do të mbajë asnjë post tjetër në qeveri ose PS, e ka kaluar lajmin me një fytyrë të qeshur, ose si kamuflim, ose është me të vërtetë e lumtur për ikjen nga një ndër ministritë më të rëndësishme në vend.
Edhe Delina Ibrahimaj ka reaguar me buzëqeshje mbi lajmin se ajo do të jetë ministre e Biznesit, e cila ndahet tashmë nga Financat në krye të së cilë shkon kreu aktual i AMF-së, Ervin Mete.
Anila Denaj, dikur ministre e Financave dhe tashmë ministre e Bujqësisë është gëzuar për postin e ri, teksa shikohet që merr urime live nga koleget e saj.