Aplikacion
Në regjistrimin e shfaqur në emisionin ‘Piranjat,’ dallohet qartë presioni ndaj pastrueses, e cila ka guxuar të marrë pjesë në një miting të zhvilluar nga opozita në Roskovec. Dhe kjo, sipas kryetares së bashkisë, është mosmirënjohje ndaj saj.
Në audio-regjistrimin e bërë publik te ‘Piranjat’ dallohet qartë presionin që i bëhet sanitares për vendin e punës dhe këshillat që i jep Bufi për shoqërinë me të cilat duhet të rrijë 46-vjeçarja
Pasi dëgjojnë rrëfimet e dy zonjave ‘Piranjat’ drejtohen tek bashkia për të takuar kryetaren. Pas refuzimit të parë ajo vendos t’i presë në zyrë. Fillimisht mohon gjithçka dhe madje thotë se do bëjë një denoncim për sanitaren pasi nuk është ajo në audio. Pas pak minutash e tensionuar nga faktet kërkon mbylljen e kamerës dhe pranon gjithçka duke i kërkuar ‘Piranjave’ të mos publikohet sepse e dëmton imazhin e saj në këtë fushatë. Pasi ka kërkuar falje, kupton që përgjimi do të transmetohet, kështu nis edhe njëherë të ndërtojë alibinë e saj të mbrojtjes duke justifikuar se në fushatë dilet në mitingje ndërsa herë të tjera jo.
Kryetarja nuk e di nëse i ka thënë vartësve të shkojnë apo jo në mitingun e Ramës, rëndësi ka që në mitingjet e Berishës, nuk duhet të shkelin. Dhe kur ‘Piranjat’ duket se i diskutuan të gjitha me të parën e Roskovecit, ajo i shpreh edhe një kërkesë: ‘Të lutem mos e transmetoni sepse më prish punë. Do e japësh? Me kë të flas unë? Si e ke emrin ti? Mos e jep njerëzisht ta kërkoj’, përgjërohet Bufi.
‘Piranjat’ e kanë të rëndësishme të sqarojnë se kompromiset nuk janë pjesë e formatit të emisionit që ata përfaqësojnë dhe para se të largohen, kanë edhe ata një porosi për kryetaren e Bashkisë Roskovec: ‘Duhet të lërë të qetë sanitaren dhe të mos hakmerret duke e larguar sërish nga vendi i punës pas transmetimit të rastit.’
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë