zoom

Aktualitet

VIDEO/ Po “fluturonte” me makinë – Shoferi nuk frenon dot dhe thyen barrierat e autostradës

Një makinë doli nga rruga këtë të premte në Lushnje, pasi drejtuesi i mjetit humbi kontrollin prej shpejtësisë së lartë.

Mjeti tip “Benz” po udhëtonte nga fshati Bubullimë për në autostradë, por shoferi nuk mundi të hyjë në rrugë.

Ai eci drejt, duke u përplasur me barrierat e hekurta të autostradës dhe më pas përfundoi në kanalin anësor.

Drejtuesi i mjetit u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia po heton për të zbardhur më shumë detaje për aksidentin.