zoom

Lajme

VIDEO/ Plas keq mes Romeos dhe Liamit në BBV: Pervers s*eksual, lepurush, maniak përndjekës…

Miqësia e Romeo Veshaj me Liam Osmanin është krisur, ku shkak është bërë deklaratat e banorit se Heidi Baçi ka flirtuar me të. Me tone të larta dhe fjalë ofenduese, ditën e sotme aktori ka debatuar me banorin në “BBVIP”.

“O manjak, përndjekës”, tha Romeo, ndërsa Liami iu kthye: “Unë e kam bërë me fjalë,  ti e bëre me gjeste. Je pervers seksualisht, duke i larë vajzat me pije”, duke kujtuar historinë e aktorit me Erjola Doçin.

Mes debatit ka ndërhyrë Graciano Tagani, sipas të cilit aktori po i përdor situatat për lojë.

“S’ke fuqi të flasësh me mua dhe ndërro krevatin, turp të kesh”, iu drejtua Liami-Romeos, ndërsa ky i fundit vendosi që ta ironizojë.

Pjesë nga debati:

Romeo: O manjak, përndjekës!

Liami: A e di ti se çfarë do të thotë manjak?

Romeo: E kam parasysh, ti je.

Liami: Unë e kam bërë me fjalë,  ti e bëre me gjeste. Je pervers seksualisht, duke i larë vajzat me pije. Lepurush pervers je.

Romeo: Vllazëria e perversëve, kjo je ti.

Liami: Nuk të kapi qarku.

Graciano: Merre vesh një herë se për çfarë u bë muhabeti, atëherë hajde si.

Romeo: Ti se di fare se çfarë më tha ai te banjoja.

Liami: Çfarë të thashë.

Graciano: Ju drejtove Meritonit.

Romeo:  E keni bërë të gjithë.

Graciano: Leje more leje, mos i përdorni situatat por minimizoji.

Liami: Lepurush pervers je. Të vendosa qarkun dhe nuk të kapi qarku, dole dhe ndrrove krevatin.

Romeo: Ti je mashkull pis.

Liami: S’ke fuqi të flasësh me mua dhe ndërro krevatin, turp të kesh.

Romeo: Hajde, hajde… /ZOOM.AL/