zoom

Aktualitet

VIDEO/ Nga elozhet për të, tek bullizimi i fëmijëve! Si po shkojnë takimet e Ramës nëpër Shqipëri

Prej gati një muaj kryeministri Edi Rama ka nisur një tur politik paraelektoral ku po përpiqet të bindë njerëzit se qeveria e tij ka bërë shumë për vendin dhe se e keqja për Shqipërinë dhe për gjerat që nuk shkojnë është opozita. Në çdo bashki ku ai ka qenë deri më tani ka zhvilluar edhe nga një takim me të rinj të “talentuar”, të cilëve u ka bërë moral që të mos presin nga qeveria, por të punësohen vetë nëpërmjet internetit.

Kryeministri Edi Rama ndodhej së fundmi në qytetin e Beratit, ku ka zhvilluar takime me të rinjtë atje. Një prej tyre, një gjimnazist nga Kuçova, i ka thënë se ai ka patur fatin që kur ishte fëmijë, kryeministri ta merrte në krah.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse ai sot është i suksesshëm dhe i angazhuar. Më vonë, gjatë fjalës së tij Rama e përdori këtë thënie të gjimnazistit për batutë.

“Në radhë të parë doja t’ju falenderoja për mundësitë që na dhatë me takimin tuaj. Në radhë të dytë doja të shprehja që ju jeni idhulli im, dhe ju ndjek prek kohësh. Madje, jam një nga ata djem që kam patur fatin e mirë, kur kam qenë i vogël ju zoti Edi Rama më keni marrë në krah.

Mendoj, kjo është arsyeja që unë jam i suksesshëm këtu ku jam. Jam një djalë që pëlqej marrëdhëniet me publikun, jam pjesë e qendrës rinore të Bashkisë Kuçovë, ndjek trajnime të ndryshme, dhe faleminderit që keni hapur mundësi për ne të rinjtë, ku ne të shpalosim idetë tona”, u shpreh i riu.

Shikoni videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Por gjatë këtyre takimeve, thuajse pa përjashtim, në përpjekje për t’u treguar i shoqërueshëm me të rinjtë, ai e ka tejkaluar masën e sjelljes, duke kaluar në ofendime dhe bullizim ndaj tyre.

Rasti më flagrant ishte ai i dy ditëve më parë në Burrel, ku kreu i qeverisë teksa po bashkëbisedonte me disa të rinj nuk ngurroi ta detyronte një të mitur të bëhej pjesë e show-t të tij elektoral, më pas ta tallte e ta përqeshte për dialektin e tij.

Dhe kur e kupton që fëmija sikletoset, qesh i sforcuar për ta zhdramatizuar bullizmin e tij. Por dëmi është bërë (shih videon më poshtë në Zoom.al).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Akoma më skandaloz ishte rasti i një jave më parë në Fier, ku Rama kërcënon dhe bullizon një tjetër fëmijë, i cili, me shumë mundësi për shkak të moshës së vogël, nuk e dinte se në çfarë takimi ishte.

Fëmija, teksa duartrokiti pas fjalës së Ramës, kthehu kokën mënjanë dhe qeshi, duke mbuluar kokën me kapuç.

Ky veprim tërhoqi vëmendjen e Ramës, i cili nuk e kurseu dhe urdhëron badiguardët e tij ta sjellin me forcë para tij.

“Mos më duartrokit mua dhe më kthehesh andej duke qeshur, mos ma fut kokën në kapuç, sepse po të erdha të kap është më keq. Silleni këtu atë me kapuç. Hajde, hajde. Nejse ik ulu atje dhe mos bëj më numra. Me siguri e ka dhe ai një talent, por sa ta zbulojë”, u shpreh Rama gjatë atij takimi.

Në një tjetër takim ai bullizoi një tjetër të ri, kësaj here vërtetë të talentuar. Shkak u bë ngjyra e tij, pasi vinte nga komuniteti rom.

Tre raste skandaloze në pak ditë, në aktivitete politike ku përfshirja e fëmijëve është e ndaluar, ndërsa gjuha e tij përçmuese, ofenduese dhe bullizuese është e dënueshme.

Por kush ia jep këtë të drejtë Edi Ramës të bullizojë dhe tallet me fëmijën e dikujt tjetër?

Duke sulmuar, tallur e përçmuar çdokënd, çdo ditë me çfarë të mundet këdo që ka përpara, që nga zyra e tij e deri te banori më i thjeshtë që detyrohet të shkojë në takimet e tij te lodhshme elektorale, ai nuk e kupton më kufirin e talljes dhe përçmimit. Sulmet tani i mendon si e drejtë që i takon, sepse askush nuk ia kthen siç e meriton, për të mos u sjellë më si fëmijë i llastuar.

Imagjinoni kancelarin gjerman Scholz apo presidentin francez Macron t’u flasin fëmijëve në këtë formë.

Imagjinoni edhe reagimin e shoqërive perëndimore nëse ndodh një rast i tillë.

Mbase kryeministri i Shqipërisë shfrytëzon pikërisht përgjumjen dhe lodhjen e shoqërisë shqiptare. Pëndryshe ai sot nuk do ishte më kryeministër vetëm për shkak të sjelljes ordinere, të cilën e ka me provë, sepse as nuk ka turp që t’i hedhë vetë videot me të tilla përmbajtje në rrjetet sociale apo t’ua dërgojë mediave që i shërbejnë me servilizëm. /Zoom.al