zoom

Bota

VIDEO/ Momenti kur godina e OKB në New York shkundet nga tërmeti

New York-u u lëkund këtë të premte nga një tërmet i pazakontë i magnitudës 4.8.

Momenti kur dridhet toka është fiksuar gjatë mbledhjes së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, teksa po diskutohej për situatën në Gaza.

Asnjë nga të pranishmit në mbledhje nuk lëviz nga vendi, ndërkohë që lëkundjet vazhdojnë.

“E bëtë tokën të dridhet”, tha një prej tyre me shaka, drejtuar një prej përfaqësuesve të OKB-së, që në atë moment po mbante një fjalim.