zoom

Aktualitet

VIDEO/ Makina “merr para” biçikletën në aksin Fier-Levan

Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Rrepet” në rrugën nacionale Fier-Levan.

Një person, që po udhëtonte me bicikletë është goditur nga një automjet, duke pësuar lëndime të lehta.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca, e cila transportoi drejt spitalit të Fierit të plagosurin.

Nga ana e grupit hetimor po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.