Aplikacion
Një veprim mirënjohës i Valerit për fermerët e skuadrës së tij, ka përplasur këngëtaren Xhesika Polo me blogeren Ditea Berisha.
Për të shpehur mirënjohjen, Valeri i mblodhi të gjithë në dhomën e gjumit dhe duke i vlerësuar, u tha se u kishte larë të gjithëve atletet, por Xhesikës s’i ka pëlqyer.
Ditea i ka kërkuar asaj mos tregohet e paedukatë dhe të mos nxjerrë fjalën e keqe direkt, por të respektojë një veprim të mirë që Valeri e bëri me gjithë zemër.
Pjesë nga diskutimi:
Xhesika: Ju lutem dua dhe diçka, mua mos më gjykoni për zgjedhjet e mia. Unë nuk jam këtu për zgjedhje kolektive. Unë rri ku rri, dhe ku nuk rri, iki.
Ditea: Ti nuk respekton ndonjëherë fjalën e tjetrit.
Xhesika: Nuk dua ta respektoj.
Ditea: Je e paedukatë.
Xhesika: Edukata tregon gjëra të tjera zemër.
Ditea: Unë e thashë për të mirë, prisni sa të mbaroj sepse nuk po e kuptonte njeri fillin e gjësë.
Xhesika: E mira jote mund të jetë e keqja ime
Ditea: E keni direkt fjalën e keqe.
Xhesika: Ti nuk e di të mirën time.
Ditea: Mos më fol sipër o gocë.
Xhesika: Më fal, kërkoj ndjesë.
Ditea: Nuk ka problem, por e bën. Me të gjithë ne na flet sipër.
Xhesika: Kërkoj ndjesë.
Ditea: Prandaj thash lëre njëherë se spo e kuptonte njeri se ku donte të dilte.
Xhesika: Unë e kuptova më shpejtë ndoshta.
Ditea: Jo, por lëre ta kuptojnë të tjerët.
Xhesika: Ju duhet të më falenderoni sepse ju kurseva kohë.