zoom

Lajme

VIDEO/ Juli tenton t’i hedh verë në fustanin 20 mijë euro, Françeska e kërcënon: Do të vras…!

Aktori Julian Deda dhe ish-missi Françeska Murati janë përfshirë në një situatë komike me njëri-tjetrin në shtëpinë e “BBV”.

E teksa modelja pas primet ishte ulur në divan, në një moment Juli tenton që t’i hedhë një gotë me verë në fustanin e saj në ngjyrë të verdhë, që ajo kishte veshur në prime.

Duke bërtitur Françeska i tha aktorit se do të vdesë nëse ia hedh verën, megjithëse ai vazhdoi të tentonte që të çonte deri në fund qëllimin e tij duke menduar se fustani mund të lahet në pastrim kimik.

“Jo nuk lahet, të betohem se është lino. Të betohem se do të vdesësh”, iu kthye Françeska, ndërsa Erjola Doçi i tha aktorit se do të marrë zarf të zi. “Si do të vdes për një fustan 20 euro?” tha Juli, teksa Egla u shpreh se fustani kushton 20 mijë euro.

Pjesë  nga biseda:

Françeska: Të betohem në Zot do të vras.

Juli: Çfarë do të bësh? A e lanë në pastrim kimik?

Françeska: Do të vdekësh.

Juli afrohet me gotën e verës për t’ia hedhur në fustan.

Françeska: Jo nuk lahet, të betohem se është lino. Të betohem se do të vdesësh.

Erjola: Merr zarf të zi.

Juli: Si zarf të zi për një fustan!

Françeska: Do të vdesësh.

Juli: Si do të vdes për një fustan 20 euro?

Egla: 20 mijë euro. Për një fustan 20 mijë euro do të vdesësh ti.

Juli: Aaa, 20 mijë euro…! /ZOOM.AL/