zoom

Bota

VIDEO/ I lutet grave të lindin sa më shumë fëmijë, lideri i Koresë shfaqet i përlotur

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jon Un ka shpërthyer në lot gjatë daljes së tij të fundit, nga ku bëri apel për të parandaluar rënien e nivelit të lindjeve.

“Ne duhet të parandalojmë rënien e nivelit të lindjeve dhe duhet të kujdesemi mirë për fëmijët”, tha Kim Jon Un.

Në videon e cila është shpërndarë gjerësist në rrjetet sociale, Kim Jon Un shihet duke parë poshtë dhe duke fshirë lotët.

Disa gra, që ishin pjesë e audiencës nisën të lotojnë pas këtyre deklaratave dhe më pas duartrokitën dhe brohoritën për liderin e tij.

Duke falenderuar nënat për rolin e tyre në forcimin e pushtetit kombëtar, Kim Jong Un tha: Edhe unë mendoj gjithmonë për nënat kur e kam të vështirë të merrem me partinë dhe punën e shtetit.