Aplikacion
Këtë herë ishte Heidi Baçi, që në një rrëfim brenda shtëpisë së “BBVA 3”, ka folur për diagnostikimin me tumor, pas një vizite rutinë që kishte bërë.
“Shkova (për të bërë kontrollin) dhe doli që ishte tumor. Faktikisht, e kapa në kohë sepse dora ka shumë lidhje dhe mund të kishte kapur gjakun, nervat, çdo gjë dhe mund të degradonte situata. Kështu që, këshilla më e mirë është ta kontrollojmë veten për këto gjëra”, u shpreh modelja.
Ajo gjithashtu tha edhe se gjyshja e saj ishte diagnostikuar me kancer në moshën 57-vjeçare dhe kishte ndërruar jetë.
Rrëfimi i Heidit vjen pasi në shtëpinë e famshme, një zarf i bardhë nga produksioni, u tha banorëve të tregonin një ngjarje nga jeta e tyre personale. Banorja nuk hezitoi të ndante historinë e saj dhe të jepte këshillën që duhet ta ndjekim të gjithë, për të kryer check-up dhe vizitat rutinë. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram