Aplikacion
“E di” dhe “Marre” titullohen këngët e reja të artistëve, që u vlerësuan jo vetëm për ritmin e bukur, por dhe videoklipet shoqëruese. Elvana dhe Ylli shfaqen të kuruar në detaje në videoklip, por pjesa më e bukur e tyre duket se ka qenë pas kamerave.
Ylli ka ndarë sot në Instagram disa video, që janë xhiruar gjatë kohës që ata përgatiteshin për xhirimet e videoklipeve. Këngëtari shihet duke imituar Elvanën, teksa këndon dy këngët e saj shumë të njohura “Kunadhe” dhe “Loti”. Ky moment i ka bërë të gjithë për të qeshur, ndërsa Elvana me shaka i hedh duart në fyt Yllit.
Sa i përket Elvanës, ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm që këngëtarja ka përgatitur për këtë verë. Ajo ka zbuluar se ka gati një tjetër projekt me dy emra të njohur ndërkombëtarë. Artistja shqiptare ka treguar se do të vijë shumë shpejt me një bashkëpunim me këngëtaren e famshme Inna, artisten e shumë hiteve si “Amazing”, “Sun is up”, “Deja Vu” e shumë të tjera dhe me muzikantin e njohur me emrin Sickotoy.
Ky projekt i ri muzikor do të vijë nën titullin “Papa’ dhe të gjithë jemi gjithë sy e veshë për të zbuluar të tjera detaje rreth kësaj kënge që me shumë mundësi do të arrijë gjithë suksesin e dëshiruar.