zoom

Bota

Video e frikshme/ Gruaja çon të vdekurin në bankë për të marrë kredi: Kështu i verdhë është vetë!

Një grua në Rio de Zhanero të Brazilit është arrestuar pasi dërgoi një të vdekur në bankë për të marrë një kredi.

Siç duket në video, gruaja që është kujdestarja e të vdekurit, i mban atij kokën dhe dorën teksa i flet sikur të jetë i gjallë

Punonjësit e bankës nisën të filmonin ngjarjen absurde dhe më pas thirrën ambulancën dhe policinë teksa gruaja mbante dorën e pensionistit të vdekur për të vizatuar firmën.

Në një moment ajo dëgjohet që i thotë: “Xhaxha më dëgjon? Duhet të firmosësh, se unë nuk mund të firmos në vendin tënd.”

 

Pamjet tregojnë kokën e burrit që lëkundet para e prapa, para se gruaja ta mbajë nga prapa qafës. Punonjësja e shokuar e bankës në një moment thotë: “Më duket se kjo nuk është e ligjshme. Ai nuk më duket mirë, është shumë i zbehtë”.

Por gruaja i përgjigjet: “Po kështu është ai”, dhe më pas i flet të vdekurit: “Nëse nuk ndjehesh mirë të çoj në spital, dëshiron të shkosh përsëri në spital?”

Zyrtarët që erdhën në vendngjarje konfirmuan se pensionisti Paulo Roberto Braga, 68 vjeç, kishte vdekur disa orë më herët.

Gruaja që e soli në bankë Erika de Souza Vieira Nunes, u arrestua dhe tha në polici se ishte kujdestarja e tij. Kreu i policisë Fabio Luiz konfirmoi arrestimin duke thënë se zoti Braga kishte vdekur para se të sillej në bankë.