zoom

Aktualitet

Video/ Del nga lokali dhe futet në G Class, momenti kur ekzekutohet djali i ish-gjyqtarit

Dalin pamjet e momentit kur është ekzekutuar djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, krim që tronditi vendin pak pas mesnatës së të hënës në zonën e Porcelanit.

Në video shihet kur Klajdi Prendi futet në makinën e tij G Clas dhe autorët vijnë paralel me Audi duke e qëlluar me plumba.

Më pas, atentatorët largohen nga vendngjarja, ndërsa drejt viktimës shkojnë shokët e tij, të cilët e kanë dërguar në spital.

I riu raportohet se ka qenë në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko” i shoqëruar nga disa miq dhe 2 efektivë të Policisë së Shtetit.

Ka dyshime se në Audi kanë qenë 3 persona, ku njëri ka pasur rolin e qitësit dhe qëlluar me silenciator pasi të shtënat nuk janë dëgjuar.

Pas atentatit, autorët janë larguar drejt Farkës ku edhe dogjën automjetin tip Audi me targa greke me të cilin udhëtonin. Dyshohet se atje i ka pritur një tjetër person.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)