Aplikacion
Në lidhje me këtë rrëmbim, policia ka shpallur në kërkim edhe vëllain e Fabio Dushkut, Danielin, i cili kishte ardhur nga Greqia kastile për këtë kryer këtë veprim.
Kozaku u mbajt disa minuta në makinë duke u lënë i lirë në zonën e Paskuqanit, ndërsa gjatë kësaj periudhe është goditur me shpulla dhe fyer nga katër të rinjtë.
Rrëmbimi ndodhi më 23 shtator, ndërsa së fundmi Kozaku është rikthyer në vendin ku u rrëmbye dhe me anë të një videoje u ka shpjeguar ndjekësve të tij se si ndodhi e gjithë skena.
Kozaku ndalon në mes të një rruge në zonën e Alliasit në Tiranë dhe shpjegon se personat që e rrëmbyen i erdhën me tre makina dhe e rrethuan teksa ai ishte në taksi.
“Një makinë më erdhi këtej, një këtej dhe një tjetër këtej. Un isha këtu. Ja këtu më kanë kapur kur kam kthyer taksinë. Por ja ku keni kamerat”, shprehet ai.
Ndërkohë më tej, Kozaku shikon një fqinj të tij dhe e pyet nëse ai ishte prezent kur u rrëmbye ai. Më tej ai shprehet se ata që e kanë parë duhet të ndërhynin.
“Hajde pak këtu. A ishe ti atë ditë kur më kanë rrëmbyer mua? Por çfarë do kishe bërë t’i edhe po të kishe qenë këtu do ishe futur me ndonjë banjo. Janë ca njerëz të tjerë që i kam ndihmuar. Të paktën të kishin luajtur vendit. Gjithsesi mbaroi kjo punë me kaq”, dëgjohet të thotë Kozaku.
Nga sot! Kjo shenjë Horoskopi pëson ndryshime pozitive në jetë, në financa dhe vetëbesim