zoom

Bota

VIDEO/ “Çmendet” biznesmeni, dëbon familjen nga plazhi: I urrej myslimanët!

Një familje u dëbua nga një plazh në Malin e Zi, nga pronari i një biznesi aty pranë.

Ai nuk e lejoi familjen të bënte plazh aty pranë sepse gruaja ishte e mbuluar, prej besimit fetar të saj.

Gjatë debatit mes tyre, biznesmeni i kërkon familjes të largohet nga plazhi privat sepse i urren myslimanët.

Pronari: Keni nevojë që unë të përshtatem? Keni 1000 plazhe të tjera, shkoni atje, këtu nuk mundeni.

Pushuesit: Do të shkojmë, por dua të di arsyen, pse të largohemi?

Pronari: Sepse i urrej myslimanët!

Pasi videoja u bë virale në rrjet, pronari i biznesit pretendon se ajo është e montuar, me qëllimin që të krijohet një figurë e keqe për të.