zoom

Bota

(VIDEO) Çarçafët i bëri litar/ Mafiozi i famshëm arratiset nga burgu i sigurisë së lartë

Dalin pamjet e arratisjes së Marco Raduanos-it, i njohur me pseudonimin “Gargano”, i cili gjendej brenda burgut të sigurisë së lartë në Itali.

Në video shihet se si Raduanos zbret nga dritarja e qelisë përmes disa çarçafëve, që i lidhi si litar. Arratisja ndodhi të premten, rreth orës 17:00, por mungesa e tij u vu re nga oficerët e burgut gati dy orë më vonë.

Mësohet se Raduanos-in e priti një veturë jashtë burgut, çfarë do të thotë se arratisja ka qenë e planifikuar./ Zoom.al