zoom

Slider

VIDEO/ Brazili fiton me goleadë, shkon në çerekfinale të Botërorit

Brazili bën atë që di të bëjë më mirë, fiton 4-1 ndaj Koresë së Jugut dhe e sheh veten në çerekfinalen e Botërorit të Katarit.

Ekipi i Tite do e fillonte me ritëm të frikshëm takimin dhe do gjente golin pas vetëm 7 minutash lojë me Vinicius. Nuk kaloi shumë kohë dhe Seleçiao dyfishuan shifrat, pasi Neymar shndërroi në gol një penallti. Brenda fraksionit, brazilianët do “tundnin rrjetën” edhe dy herë falë Richarlison dhe Paqueta.

Me kualifikimin në xhep, pjesa e dytë ishte disi më e qetë dhe më me pak intensitet. Koreanët do luftonin për të shënuar të paktën një gol nderi dhe do ia dilnin mbanë me Paik Seung-Ho.

Natë magjike për një nga kombëtaret pretendente të Botërorit, pasi përveç biletës për në fazën tjetër, “fituan” edhe O’Ney, i rikthyer nga dëmtimi. Brazili do përballet në çerekfinale me Kroacinë.