Aplikacion
Edicioni i sivjetshëm i Copa America luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ylli më i madh i turneut është magjistari argjentinas, Lionel Messi.
Edhe pse Messi nuk shënoi gol në takimin e mëngjesit të sotëm dhe pati gjashtë raste, ai e drejtoi në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen e kombëtares së tij dhe tregoi se edhe tre ditë para ditëlindjes së tij të 37-të, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë.
GOL Julián Álvarez. What a pass by Messi. pic.twitter.com/OGunsLXDAP
— MC (@CrewsMat10) June 21, 2024
Pjesa e parë e ndeshjes ishte deri diku e barabartë, me të dyja skuadrat që patën disa raste, por pa arritur ta gjejnë golin. Argjentina kaloi në epërsi në minutën e 49-të me golin e Julian Alvarez, i cili shënoi për epërsinë 1-0 pas asistimit të Alexis Mac Allister.
Te goli i dytë ishte Messi i cili me mjeshtëri asistoi për Lautaro Martinez në minutën e 88-të për rezultat përfundimtar 2-0. Sonte pas mesnate, në orën 02:00 luhet ndeshja e dytë e Grupit A mes Perusë dhe Kilit. /ZOOM.AL/
THIS angle of the Leo Messi pass 🤤🇦🇷 pic.twitter.com/8gpG2oBhZt
— Sara 🦋 (@SaraFCBi) June 21, 2024
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike