zoom

Stil

VIDEO/ Alfio rrëfen divorcin nga moderatorja: E kam vuajtur si kafshë, por nuk kthehem

Alfio Rrotani ka rrëfyer brenda shtëpisë së Big Brother disa detaje nga divorci me moderatoren Fatma Methasanin, duke treguar se “e ka vuajtur si kafshë”, teksa bisedonte me banorët.

“E kam vuajtur si kafshë. Pak rëndësi ka (se kush iku, tha ai pasi Meri e pyeti nëse u largua ajo) dhe thua: “Ok, do ndahem unë nga ky person” dhe ia shpreh personit, shoqërisë, por pastaj ndodh që realisht ndahesh. Nuk është se pendohesh dhe do të rikthehesh, por ndihesh keq. E vuaj, por e dua dhe veten time. E vuaj, por nuk kthehem dot mbrapsht”, u shpreh Alfio.

 

Ai shtoi se: “Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, unë kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime (me të)”.

Aflio Rrotani dhe Fatma Methasani i dhanë fund martesës në nëntor të vitit 2022, pas 6 vitesh së bashku. Alfio, përmes një postimi në Instastory, njoftoi ndarjen, duke shkruar:

“Të dashur familjarë, shokë dhe ndjekës. Ndihem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës sime personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit”.

“Motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë absolutisht të bëjnë me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet. Dëshiroj që të kemi privatësinë tonë për të preservuar raportin tonë në harmoni dhe për të mirën e djalit të mrekullueshëm që kemi, pasi këto publikime mund të ndikojnë jo vetëm në jetën time private dhe profesionale, por edhe të rrethit tim dhe familjes sime,” shtoi më pas.

Ndërsa Fatma, në një intervistë për “Bordo”, u shpreh asokohe: “Ajo çfarë dihet është që Alfio dhe unë jemi prindër të Noahs, ai është dielli i ditëve tona. Para syve të bukur të Noahs, ne jemi dy prindër që e tejmbushim me dashuri dhe respektojmë njëri-tjetrin”, referuar djalit të tyre, i cili erdhi në jetë në janar të vitit 2020.