Aplikacion
Lajmin e ka konfirmuar së fundmi vetë artisti në emisionin “Top Arena”.
Teksa është vënë përballë sfidës së vërtetës, moderatorja Alesia Bami e pyeti: “Ka zëra që thonë që ti do të jesh banori i parë i Big Brother Vip4.”
“Kjo është e vërtetë”- tha Zerka duke konfirmuar pjesëmarrjen në këtë reality show, në garën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë euro.
Zerka ka vetëm pak kohë që mbylli një tjetër eksperiencë televizive. Ai ishte pjesë e jurisë në X Factor Albania, përkrah Elhaida Danit, Arilena Arës dhe Adi Krastës./ Zoom.al