zoom

Aktualitet

VIDEO/Aksidenti në Fier, viktima ishte polic në Patos

Një aksident me pasojë vdekjen e një 58-vjeçari ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin  rrugor “Patos-Fier”.

Sipas informacioneve, një automjet tip “Opel” me drejtues shtetasin Agron Saba, 58 vjeç, punonjës policie në Patos, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë drejtuesi i “Opel”.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.