zoom

Të gjitha

Veshja e Kim-it, si e askujt tjetër në historinë e Met Gala-s

Që prej paraqitjes së saj të parë në Met Gala 2013 – ku u shfaq me një fustan Givenchy me printe florale – Kim Kardashian e ka marrë goxha seriozisht eventin e famshëm të modës.

Mirëpo pavarësisht veshjeve dinjitoze në të kaluarën, Met Gala 2021 është një tjetër nivel për Kim. Siç mund ta shihni, ajo habiti të pranishmit duke u shfaqur e veshur me Balenciaga, veshje e përbërë nga një fustan me mëngë të gjera dhe bisht si edhe geta të zeza. Por çfarë i dha dozën e misterit veshjes është padyshim maska që mbulon të gjithë fytyrën.

Në Met Gala, por edhe në evente të tjera të ndashme, yjet e famshëm dhe ekipet e grimit, stilimit të flokëve dhe dizajnerët përpiqen që të bëjnë më të mirën e tyre – dhe afërmendsh nuk e mbulojnë portretin. Por si kurrë më parë në historinë e Met Gala, Kim zgjodhi të “errësohej” e gjitha.

Ndonëse të pranishmit e patën të lehtë ta dallonin – sepse së fundmi ajo është shfaqur me maska të ngjashme dhe përpos kësaj, është lehtësisht e dallueshme fizikisht – sërish Kim ia doli të përcillte një ndjesi anonimiteti, misteri.

Ajo shoqërohej nga dizajneri Demna Gvasalia, drejtori artistik i Balenciaga-s (po, nuk është Kanye ai ngjitur) dhe padyshim të dy rrëmbyen vëmendjen e turmës.