zoom

Slider

Verstappen triumfon në Monza dhe shkruan historinë në Formula 1

Në Çmimin e Madh të Italisë, në pistën e Monzas, Max Verstappen regjistroi fitoren e dhjetë radhazi në botën e Formula 1.

Një rekord unikal për holandezin pasi askush më parë nuk kishte mundur të regjistronte kaq suksese të njëpasnjëshme.

Dy herë Kampioni i Botës e nisi nga vendi i dytë garën, teksa Carlos Sainz ishte i pari.

Megjithatë, spanjolli u detyrua të dorëzohej në xhiron e 15-të, kur Verstappen e parakaloi pavarësisht se piloti i Ferrarit rezistoi jo pak.

Në vijim, Sainz e humbi pozicionin edhe ndaj Sergio Perez i cili e mbylli garën në vendin e dytë.

Megjithatë, në fundin e garës piloti spanjolll luftoi shumë dhe ia doli të siguronte vendin e tretë duke lënë jashtë podium shokun e skuadrës, Charles Leclerc, me monegaskun që u detyrua të kënaqej me vendin e katërt.


Nga ana tjetër, dyshja e Mercedes e mbylli në vend të pestë dhe të gjashtë, teksa Russell u rendit para Hamilton.

Ndërkohë, në zonën e pikëve u renditen Albon, Norris, Alonso dhe Bottas.

Pas kësaj fitoreje, Verstappen bëhet edhe më i pakapshëm në krye të renditjes me titullin e tretë botëror që mbetet vetëm një formalitet për holandezin.

Kujtojmë se kjo ishte gara e fundit në Europë për këtë sezon të Formula 1, teksa tashmë spektakli do të zhvendoset në Azi dhe Amerikë. /zoom.al/