zoom

Lajme

Vendimi për Salianjin, demokratët thirrje për protestë sot: Goditje ndaj të gjithë qytetarëve!

Ditën e sotme, në orën 17:00 demokratët do të mblidhen para Drejtorisë së Policisë( tek Myslym Shyri) në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji.

Sipas demokratëve goditja që iu bë deputetit të PD-së, Ervin Salianji është një goditje që i bëhet të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Ky vendim vjen pasi ditën e djeshme Gjykata e Apelit la në fuqi masën për arrest me 1 vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

“Ditën e sotme, në orën 17.00 të mblidhemi para Drejtorisë së Policisë( tek Myslym Shyri) në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji.

Goditja që I bëhet Salianjit është goditje që I bëhet të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Mirë u takofshim”, thuhet në njoftim.