Aplikacion
Vëllai i 40-vjeçares që u vra nën shtëpinë e saj në Menidi, është i shokuar, ndërsa varrimi njoftohet se do të bëhet nesër në Shqipëri. Duke folur për median greke “Protothema.gr”, vëllai përmendi torturat që po kalonte motra e tij, ku edhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ai i kishte futur kokën në zbardhues.
“Ai e kërcënonte vazhdimisht, ishte i dhunshëm dhe ndërsa kishte tre ankesa për dhunë, kishte mbi 40 incidente. Ai e kishte kërcënuar disa herë me thikë dhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i kishte futur kokën në zbardhues. Vazhdimisht kërcënonte edhe fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte”, tregon ai.
Më tej shton: “Ne kërkojmë që drejtësia të vendoset dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që do të vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë por ai nuk pushoi kurrë së shikuari dhe kërcënuari. Ai ishte një alkoolist dhe mendonte se ne të gjithë ishim të padrejtë ndaj tij. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na ka kërcënuar edhe ne. Motra ime ishte një zonjë që i rriti fëmijët e saj me dinjitet dhe pavarësisht vuajtjeve ajo gjithmonë kishte një buzëqeshje”, tha ai.
Sipas provave të mbledhura deri më tani nga hetuesit e vrasjeve, sulmuesi i dyshuar kishte ngritur një pritë vdekjeje për ish-gruan e tij dhe kur e pa atë duke kaluar rrugën, iu afrua dhe filloi ta godiste me thikë në mënyrë të përsëritur, duke arritur ta godiste më shumë se 10 herë.
Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes, shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar. Ai kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli. Diçka që bënte edhe kur jetonte me ish-gruan e tij. Ai pinte dhe pastaj e rrihte. Më në fund, punonjësit e policisë së zonës e kanë lokalizuar gjatë patrullimit dhe e kanë vënë në pranga.
Në momentin e arrestimit të tij, sulmuesi i dyshuar ishte qartësisht nën efektin e alkoolit dhe nuk dukej se e kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Policia e përshkruan atë si një njeri cinik që nuk tregoi asnjë pendim për veprimet e tij.
I pyetur nga policia se pse e kreu krimin e rëndë , autori i vetë-rrëfyer dyshohet se është përgjigjur se “Unë punoja dhe ajo po hante paratë e mia”. /ZOOM.AL/
Kaos në Korenë e Jugut/ Presidenti ndërron mendje: Do tërheq vendimin për shpalljen e luftës