Aplikacion
Rama iu përgjigj në rrjetet sociale Gazment Bardhit, i cili akuzoi Olsi Ramën se gënjeu kur tha pasi doli nga SPAK se ka “përdorur vetëm njëherë narkomakinën AA 653 DM”., duke shtuar se gënjeshtra e ditës dhe alibitë nuk janë as mjet mbrojtës dhe as zgjidhje.
Sipas Ramës, vëllai i tij sot u paraqit para prokurorëve të posaçëm për të qartësuar kallëzimin që ai ka bërë për Gazment Bardhin, pas akuzave të këtij të fundit.
“A ju kujtohet kur thoshte “kallzim more kallzim kam bërë” duke tundur ndenjësen mbi karrige?! Kishte zbuluar një narkotrafikant në familjen time, që e kishte kallzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me gisht sa e detyroi narkosin e kallzuar, t’i bënte kallzim për kallzim të rremë. Mirëpo ja që s’paska qenë kallzim i rremë sepse s’paska qenë fare hiç kallzim, po një tjetër kërcim i çingijes në prehërin e tutorit të ri lart në ballkon. Orë të tëra në parlament, intervista të tëra nëpër kanale, tituj e fjali të tëra nëpër portale, pa asnjë turp e asnjë respekt për miletin që e kanë bërë si mish në pazarin e neveritshëm të kujeve e kuisjeve të tyre, dhe si përfundim një tallje e madhe për një kallzim që nuk ekziston”, shkruan Rama.
Po ashtu, Rama theksoi në reagimin e tij se SPAK ka rihapur dosjen dhe se Bardhi do duhet të përgjigjet për akuzat e ngritura publikisht.
“Fatmirësisht SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehërin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallzimin e paqenë!”, përfundon ai.
Shpërthimi në Zubin Potok, 8 të arrestuar në Veri! Kapet arsenal armësh e uniformash ushtarake