Aplikacion
Ajo ka treguar se këtë ditëlindje të 31-të e ka festuar mes lotësh, duke përshkruar se të shkatërruar janë edhe prindërit.
“O engjëlli im, je drita në errësirë. Ta dish sa malli më ka marrë, nuk po të them dot lamtumirë. Çdo ditë mami të kërkon se zemrën ia ke ti, babi qan me foton, a po më vjen djali në shtëpi”, thotë Sheila në një pjesë të këngës “Nën dritën e hënës”.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor në banesën e këtij shtetasi në kryeqytet, në zonën e Qytetit të Studentit. Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë.
Ai ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak.