Aplikacion
Ashtu siç ishte përfolur në 48 orët e fundit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, Rama propozoi Elisa Spiropalin për ta zëvendësuar.
Ndërkohë që një tjetër surprizë e madhe ishte dhe largimi i Taulant Ballës nga ministria e Brendshme, për t’iu besuar posti i ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Kurse ministria e Brendshme iu besua Ervin Hoxhës.
Ervin Mete u largua nga Financat për tu zëvendësuar nga Petrit Malaj.
Kurse Bledi Çuçi u largua si kryetar i grupit parlamentar për të marrë postin e nënkryetarit të Kuvendit. Ndërkohë që kryetar i grupit socialist u emërua Niko Peleshi i larguar nga ministria e Mbrojtjes, post që e mori Pirro Vëngu.
Të gjitha këto lëvizje u duk që ishin surprizë pasi edhe vetë protagonistët e këtyre lëvizjeve mbetën të habitur.
Sapo u lexua emri i saj Elisa Spiropali u duk mjaft e çuditur, ndërsa nuk mungoi as përkrahja dhe përgëzimi i kolegëve në sallë.
Por i habitur po ashtu u duk dhe Balla, Çuçi dhe Peleshi për të gjitha lëvizjet e reja. Mirela Kumbaro mbeti gojëhapur pas largimit të Ballës nga ministria e Brendshme ndërsa kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, “ngriu” në vend pas emrit të Pirro Vëngut, që njihet dhe si krahu i djathtë i rivales së tij, Belinda Balluku.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë