zoom

Politikë

“Veliaj gënjeu nën dëshmi për inceneratorin e Tiranës”. Çfarë rrezikon?

Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët e akuzoi kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, se gënjeu nën betim.

Erion Veliaj tha se kishte marrë miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të dhënë dakordësinë për Inceneratorin e Tiranës. Ai tregoi para komisionit një VKB -Vendim të Këshillit Bashkiak, me numër 106.

Por kryetarja Tabaku zbuloi se kjo shkresë kishte të bënte me miratimin e Buxhetit të Bashkisë dhe nuk ishte autorizim për Veliajn që të negocionte për Inceneratorin.

“Veliaj genjeu ne betim. Ne relacion propovohet qe Veliaj i referohet nje vendimi te Keshilli Bashkiak te muajit shtator 2017, nderkohe qe Veliaj i ka hapur rruge Inceneratorit ne mars 2017”, tha Tabaku.

Tabaku i kujtoi Veliajt se gënjeshtra nën betim përbën vepër penale, një vepër që dënohet me gjobë ose burgim. Seanca është shoqëruar me debate dhe tensione mes Veliajt dhe Tabakut.

Postime të lidhura