zoom

Aktualitet

Veliaj e shpalli armik – Baton Haxhiu e krahason me mafiozin italian

Analisti Baton Haxhiu ishte mes emrave të gazetarëve, të cilët kryebashkiaku Erion Veliaj i shpalli armiq.

Pasi në grupin e Bashkisë së Tiranës në WhatsApp u shpërnda citimi i Ruzveltit, që kërkon të gjykohet nga armiqtë që ka bërë, e shoqëruar me fotot e gazetarëve kritikë ndaj Veliajt, ky i fundit sulmoi Baton Haxhiun edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

“E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri nuk e duan aspak”, tha Veliaj për analistin

Baton Haxhiu iu përgjigj nga studioja e “Opinion”, duke e krahasuar me mafiozin italian, Tommaso Buscetta, i cili bashkëpunoi me drejtësinë dhe pushoi së qeni mafioz.

Sipas Haxhiut, edhe Veliaj bëri të njëjtën gjë ditën e sotme, duke thënë se shkoi të bashkëpunonte me prokurorin.

“Është shumë primitive. Bota është vend i lirë, mendimet dhe veprimet e njerëzve bëhen në secilin vend ku ata mendojnë se duhet të shkruajnë. A e dini historinë e Flakones, Tommaso Buscetta, i cili filloi të bashkëpunonte me Flakonen, kur ka filluar të bashkëpunojë, e di çfarë ndodhi me Buscetta? Ka pushuar se qeni mafioz.

Sot Erion Veliaj ka shkuar dhe bashkëpunuar ndershëm me kryeprokurorin. E kam këtë reagim se ka një fjali që një krybashkiak nuk flet për mediat. Nuk flet për mënyrën se si ata i qasen një krybashkiaku që bën punë publike.

Veliaj ka dy çështje para vetes, morale dhe politike. Nëse nuk zgjedh çështjen morale, pra të japë dorëheqjen, atë herë i bie ajo politike. Unë tre herë e kam takuar Veliajn dhe marrëdhëniet e mia janë krejt sipërfaqësore”, tha Baton Haxhiu.