zoom

Aktualitet

“Vdiqën të gjithë pasagjerët”! Shefi i zjarrfikësve jep detaje për aksidentin

Teksa policia njofton se janë katër personat që kanë humbur jetën, shefi i Zjarrfikëses së Dropullit, Alqi Kosta deklaron se në fakt e humbën jetën që të gjithë pasagjerët e fugonit.

Viktimat janë dy gra dhe tre burra. Në furgon, sipas Kostës ishin gjithsej pesë persona, katër pasagjerë dhe shoferi, të cilët kanë vdekur të gjithë.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, në qafë Muzinë, ku një furgon doli nga rruga dhe ra tragjikisht në greminë.