zoom

Politikë

Vasili rendit 10 të vërtetat e reformës në drejtësi: Rama po gënjen pa pushim

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili qartësoi të vërtetat, sipas tij, për miratimin e reformës në drejtësi.

Duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama për një deklaratë të tijën se reformën e bëri Partia Socialiste, Vasili shpjegon se ndryshimet në ligjet e drejtësisë nuk mund të bëheshin pa votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke renditur të gjithë hapat e ndërmarrë.

Sipas Vasilit, Ilir Meta ishte ai që uli në një tryezë të gjithë faktorët për t’u dakordësuar për reformën në drejtësi, për t’i hapur rrugë më pas votimit historik.

Postimi i plotë i Petrit Vasili:

Reforma u bë nga 140 deputetë dhe jo nga 65 të Ramës, por u kap nga mafia rilindase!

Edi Rama ka dalë rrugëve dhe po shpraz gënjeshtra pa pushim se gjoja reformën në drejtësi e bëri ai dhe Partia Socialiste.

Ai po përpëlitet për të bërë alibinë e kapjes së drejtësisë nga ai dhe rilindja për të justifikuar pandëshkueshmerinë flagrante të tij për veprat penale që rëndojnë mbi të.

10 TË VËRTETAT E REFORMËS NË DREJTËSI !

1. Reforma në drejtësi u votua nga 140 deputetë.

2. Partia e Edi Ramës kishte në atë kohë vetëm 65 deputetë.

3. Ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi kërkonin minimumi 94 vota, ndërkohë që partia e Ramës kishte vetëm 65 deputetë.

4. Në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të reformës në drejtësi Partia Socialiste kishte vetëm 4 deputetë nga 10 anëtarë gjithsej që kishte komisioni.

5. Vota e pestë përcaktuese në Komisionin e reformës, e cila çoi për votim në sallën e parlamentit projektligjin ishte e përfaqesuesit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

6.Kryetari i Kuvendit Ilir Meta qe ai që realizoi dialogun dhe uli në tryezë opozitën, që bojkotonte Kuvendin dhe e bindi atë të votonte reformën në drejtësi përmes zbatimit të Rekomandimit 88 të Opinionit Final të Komisionit të Venecias, që ishte kërkuar nga opozita dhe ishte refuzuar nga Rama.

7.Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishte ai që uli në tryezë të gjithë faktorët politikë parlamentarë si edhe ndërkombëtarët në 21 korrik dhe realizoi votimin historik me 140 vota te reformës në drejtësi.

8.Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishte ai që asgjesoi skenarin mafioz të Edi Ramës për votimin e reformës në drejtësi përmes shitblerjes së votave të deputetëve në Parlament.

9.Votimi i shtatë ligjeve bazë që siguronin zbatimin e reformës kërkonin 84 vota dhe u votuan falë deputetëve të LSI sepse partia e Edi Ramës kishte vetëm 65 vota.

10.Reforma u kap nga Edi Rama e ndihmuar nga pseudo opozita e Bashës, që përmes bojkotit të qëllimshëm i la tërësisht fushë të lirë kapjes totale të drejtësisë nga Rama dhe rilindja.

P Ë R FU N D I M !

Rama gënjen e gënjen vazhdimisht për të bërë alibinë e kapjes së drejtësisë dhe mbrojtjes flagrante e në shkelje të ligjit, që kjo drejtësi e kapur po i bën Ramës.

Rama ka pasur gjithmonë objektiv të vetëm kapjen e drejtësisë për të siguruar pandëshkueshmerinë e tij.

Rama kapi drejtësinë për tu mbrojtur nga ndëshkimi për aferat qindra milionë euro, që mbajnë firmën e tij.

Këto janë të vërtetat e mëdha të njohura botërisht për reformën në drejtësi. Kush mbyll sytë përpara gënjeshtrave mafioze të Edi Ramës është pjese e tasit të çorbës mafioze të tij.