zoom

Bota

Varianti Gryphon/ BE pritet të marrë sot masa të reja anti-covid

Bashkimi Evropian pritet të marrë sot masa të reja në lidhje me frenimin e përhapjes së variantit të ri të Covid-19 që është shpërndarë në mënyrë masive në Kinë.

Mund të bëhet fjalë për rikthimin e maskave apo dhe bërjen e testeve para udhëtimeve.

Vendet që kanë marrë masa deri më tani janë Italia, Spanja, Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-të.

Këto vende kërkojnë teste për të gjithë udhëtarët që futen nga Kina. Shqipëria nuk e ka kusht testin për udhëtarët që vijnë nga Kina. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka kërkuar që qytetarët të bëjnë doza vaksina shtesë për tu mbrojtur.

Vetë Kina thotë se kufizimet e disa vendeve për hyrjen e udhëtarëve nga Kina nuk kanë bazë shkencore dhe se janë masa të tepruara janë të papranueshme. Nga 7 dhjetori, Kina është përballur me një valë të re infektimesh, për shkak të perhapjes së variantit të ri të Covid-19, Gryphon.