zoom

Lajme

U lidh me Heidin në “Grande Fratello”, aktori Massimiliano do të futet sonte në BB VIP Albania

Aktori i njohur italian, Massimiliano Varrese mbrëmjen e sotme do të futet në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Lajmin e ka bërë të ditur blogeri Olti Curri përmes një postimi në InstaStory, ku tregoi se është informuar që aktori do të futet në shtëpi për të takuar Heidi Bacin.

“Jo nuk është e mundur, unë jam në të madhen e të bukurën Firenze dhe zogu më lajmëroi që sot do hyjë në BBVIP Massimiliano për Heidin. Zjarr…”– tha Olti, duke mos treguar më shumë se çfarë do të ndodhë primen e sotëm.

Heidi gjatë eksperiencës së saj në “Grande Fratello” u pa mjaft e afërt me Massimilianon.

Familja e Heidit ishte kundër afermitetit të saj me aktorin, ndërsa pas vizitës së të atit konkurrentja u largua nga shtëpia, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.

Kohët e fundit në rrjet kanë qarkulluar zëra për futjen e Massimilianos në shtëpi, kjo sepse është vënë re që aktori ndjek në Instagram faqen zyrtare të “TCH”, megjithatë presim të shikojmë se çfarë do të ndodhë mbrëmjen e sotme në “BBV”.