zoom

Slider

Uzuni i mahnit të gjithë, shoku i ekipit i puth dorën dhe e poston në profilin e tij

Myrto Uzuni është kthyer në futbollistin më të rëndësishëm te Granada në këtë sezon, që aspiron promovimin në La Liga.

Shoku i tij i skuadër Ricard Sánchez, pas rikthimit në stërvitje për shkak dëmtimi i ka puthur dorën Uzunit dhe e ka postuar në profilin e tij në Instagram. Një shenjë vlerësim për kontributin e sulmuesit shqiptar.

Granada është shumë afër objektivit, por në rast të mos arritjes së ngjitjes në mënyrë direkte në La Liga, do të duhet të luajë fazën “play off” në muajin qershor.

Këto përballje vendimtare përkojnë edhe me ndeshjet e Kombëtares shqiptare në kuadër të fazës kualifikuese të Euro 2024.

I gjendur mes një dileme të madhe, Myrto Uzuni nuk e përjashton mundësinë për të refuzuar ftesën e kuqezinjve, në mënyrë që të ndihmojë Granadën të ngjitet në elitë.

Në prag të ndeshjes kundër Alaves, Uzuni tha: “Ka mbetur edhe një muaj për të zbuluar se çfarë do të ndodhë dhe ne do të duhet të shohim se çfarë është më e mira për Granadën dhe Kombëtaren time”. /zoom.al/