zoom

Bota

Ushtria amerikane: Rreziku i përplasjes së superfuqive shumë i lartë

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane Mark Milley tha gjatë një seance dëgjimore në Senat se me luftën në Ukrainë, ne kemi hyrë në një botë të re, më të paqëndrueshme, ku rreziku i një përplasjeje midis superfuqive është më i lartë.

Milley tha se ai kurrë nuk ka parë një rrezik më të lartë të sigurisë globale në karrierën e tij ushtarake 42-vjeçare.

 “Rusia dhe Kina janë dy fuqi me aftësi të konsiderueshme ushtarake që duan të prishin rendin botëror të bazuar në ligj”, tha Milley.

“Ushtria jonë është e gatshme të bëjë gjithçka që duhet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Evropë,” siguroi ushtria.