zoom

Aktualitet

Urimi i Krishtlindjeve/ Berisha: Viti i ardhshëm ta gjejë Shqipërinë shumë më mirë!

Në ditën më të shenjtë për besimtarët e krishterë, Krishtlindjen, një urim ka ardhur edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Me një video-mesazh të publikuar në rrjete sociale, Berisha uron një ditë të bekuar për të gjithë dhe që viti i ardhshëm të jetë shumë më i mirë për kombin shqiptar.

MESAZHI I BERISHËS:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë.

Sot këtë ditë të shenjtë, ditë të bekuar, urojmë të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, Gëzuar Krishtlindjet! Gëzuar këtë ditë në të cilën lindi Hyji dhe burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor.

Këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja. Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar. Gëzuar! sb