zoom

Bota

Uragani pushton Floridan, evakuohen mijëra njerëz, dy të vdekur

Nga ujërat e Gjirit të Meksikës, uragani “Idalia” ka mbërritur këtë të mërkurë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Stuhia që po konsiderohet jashtëzakonisht e rrëzikshme ka sjellë shira të rrëmbyer dhe erëra me shpejtësi në mbi 200 kilometra ne orë.

Një burrë 59-vjeçar ka vdekur pasi ra në një kanal në plazhin Keaton dhe u përplas me një vijë pemësh aty pranë. Nga ana tjetër, në qarkun Pasco, një burrë 40-vjeçar që po drejtonte kamionin e tij “me shpejtësi të madhe për kushte ” humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë.

Si pasojë, mijëra banorë në bregun perëndimor të Floridës u evkuuan ndërsa qindra mijëra të tjerë mbeten në errësirë. Autoritetet njoftuan për mbi 250 mijë banorë të mbetur pa energji elektrike.

Dëme të mëdha u shkaktuan në banesa dhe automjete por fatmirëssht deri më tani nuk raportohet për viktima.

Disa rrugë kryesore u mbyllen për shkak të nivelit të lartë të ujt ndërsa problematika pati edhe në transportin ajror.

Përveç Floridës, uragani preku edhe Karolinën e veriut atë të jugut dhe Xhorxhian.