zoom

Të gjitha

Ukraina fiton Eurovision 2022

Ukraina është fituesja e Eurovision 2022, finalja e së cilës u mbajt në Torino të Italisë.

Pas votave të jurisë dhe publikut, Ukraina rezultoi në vendin e parë me 631 pikë. Në të dytin u rendit Britania e Madhe.

Kënga “Stefania” e grupit folk-rap Kalush Orchestra mori votat maksimale të publikut, duke lënë pas Britaninë e Madhe, e cila doli e para në votat e jurisë profesioniste të 40 shteteve.

Pak orë para votimit në Eurovision, presidenti ukrainas Zelensky kërkoi fitoren e kengës së vendit të tij, si shenjë mbështetjeje për rezistencën ndaj pushtimit rus.