zoom

Aktualitet

U zhduk nga banesa, kushëriri alarmon policinë! Veshja e 58-vjeçarit gjendet pranë rezervuarit

Uniformat blu kanë nisur kërkimet për gjetjen e një 58-vjeçari, pasi dyshohet se është vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit.

Ka qenë kushëriri i tij që ka ngritur alarmin në polici, pasi veshjet dhe biçikleta e të zhdukuri u gjetën në afërsi të rezervuarit.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë, së bashku me familjarë, kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së rezervuarit.

Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit me iniciale Xh. D., kanë shkuar polumbarët e RENEA-s.

Njoftimi i policisë:

Prrenjas/Informacion paraprak

Rreth orës 01:00, të mëngjesit të sotëm, shtetasi Y. M. ka njoftuar sallën operative, se dyshonte se kushëriri i tij, shtetasi Xh. D., 58 vjeç, banues në fshatin Katjel, ishte vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit, pasi në afërsi të rezervuarit, ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58-vjeçarit. Gjithashtu, shtetasi Y. M. ka njoftuar se 58-vjeçari ishte larguar nga banesa, mëngjesin e djeshëm.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë, së bashku me familjarë, kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së rezervuarit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit Xh. D., janë nisur polumbarët e RENEA-s.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.