zoom

Aktualitet

U vra para rajonit të policisë! Ekzekutimi i Bledar Muçës shqetëson autoritetet belge

Vrasja e Bledar Muçës mbrëmjen e kaluar pranë rajonit të policisë në Antwerp, shqetësoi jo pak autoritetet belge.

Këta të fundit kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar më shumë detaje që lidhet me veprimtarinë e viktimës.

Autoritetet belge i kanë dërguar informacion drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë për veprimtarinë e Muçës, në shkresën e së cilës janë rrjeshtuar problemet ku viktima mund të jetë i përfshirë në Shqipëri apo në shtete të tjera.

Drejtoria e Përgjithshmë pritet që t’i dërgojë Drejtorisë së Elbasanit një sërë porosish për të vijuar më pas edhe hetimet në vendin tonë në lidhje më vrasjen në Belgjike.

Deri më tani policia e Elbasanit po verifikon disa persona me të cilët ndër vite Bledar Muça ka pasur probleme.

Shqiptarit i janë gjetur dy karta identiteti, një bullgare dhe një britanike. Shenjat e ginjtërinjve bënë që të zbulohej se ishte krahu i djathtë i Çapjave të Elbasanit.

Postime të lidhura