Aplikacion
Një i afërm i viktimës i cili kishte ardhur ngë Franca për të festuar vitin e Ri, ka publikuar fotografi nga ceremonia e varrimit të 31-vjeçarit.
Bashkë më fotot, ai ka shpërndarë dhe fjalën e babait të viktimës, i cili ka thënë: “Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë”, citohet të ketë thënë Behar Cengu.
I dyshuari kryesor i vrasjes së Visart Cengu është Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën “Kobra”, i cili është pronar i lokalit ku kishte qëndruar viktima mbrëmjen kur u vra.
“Sot në varrezat e qytetit në Kukës i dhamë lamtumirën e fundit të riut Visart (Behar) Cengu, 31 vjeçar, i cili u vra në makinë duke u larguar nga një lokal në dalje të Prizrenit.
Mijëra qytetarë kuksianë dhe miq të familjes Cengu nga Kosova kishin ardhur për ta përcjellë në banesën e fundit këtë të ri i cili kishte ardhur nga Franca për ta kaluar ndërrimin e moteve në vendlindje.
Kjo vrasje është përjetuar rëndë jo vetëm nga familjarët por edhe nga të gjithë kuksianët dhe miqtë e shumtë të familjes Cengu nga Kosova e mërgata.
“Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë” u shpreh i ati i Visartit i cili bashkë me vëllëzërit e tij i kishte kontribuar luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës!
I lehtë i qoftë dheu Visartit e familjarëve Zoti iu dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje. Qoftë kjo vrasja e fundit në mes të shqiptarëve!”, shkruhet në postimin e të afërmit të Cengut.